Dafina Zeqiri ndan imazhe të reja nga xhirimet e videoklipit me Ya Ninan

Mediale Vip

Dafina Zeqiri ndan imazhe të reja nga xhirimet e videoklipit me Ya Ninan

Më: 10 maj 2023 Në ora: 18:37
Dafina Zeqiri dhe Ya Ninan

Dafina Zeqiri krahas projekteve solo shpesh herë sjell edhe bashkëpunime me emrat më të njohur të skenës sonë të muzikës.

Por, këtë herë këngëtarja ka vendosur të realizojë një duet me një emër të ri, bëhet fjalë për artisten Ya Nina.

Dyshja prej kohësh kanë paralajmëruar projektin e përbashkët ndërsa së fundmi Dafina ndau një imazh të ri përkrah Ya Nina.

Fotoja duket se është shkëputur nga xhirimet e videoklipit të këngës teksa të dyja vajzat duken tejet joshëse.

Ato shihen të përqafuara me njëra-tjetrën të veshur në kostume të zeza nga lëkura dhe makijazhe të ngjashme.

Ndërkohë, në imazh autorja e “Malli” mori vëmendje edhe me ekspozimin e këmbëve të mbuluara me tatuazh.

Artistet nuk kanë zbuluar më shumë detaje rreth këngës që pritet të lansohet shumë shpejt.

Image
Dafina Zeqiri dhe Ya Ninan

Në anën tjetër, krahas projekteve të reja Dafina aktualisht ndodhet në Amerikë ku po vazhdon angazhimet me mbrëmjet muzikore. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat