Telefonatë nga Keisi pas daljes nga BBV? Kristi sqaron si qëndron e vërteta

Mediale Vip

Telefonatë nga Keisi pas daljes nga BBV? Kristi sqaron si qëndron e vërteta

Më: 10 maj 2023 Në ora: 19:43
Keisi Medini dhe Krist Aliaj

Ish-banori i Big Brother VIP2, Krist Dragot, i pranishëm ditën e sotme në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, ka treguar detaje nga jeta e tij pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.

 Pas “lidhjes” së tij të bujshme me Keisin brenda BBV, Kristi ka treguar se për sa kohë ishte në atë marrëdhënie ndihej mirë dhe se të dyja palët ishin në një njohje dhe se dolën në përfundimin që nuk ishin të përshtatshëm për njëri tjetrin.

Krist Dragot: Me Keisin ishte njohje, kuptuan që jemi dy njerëz që në situata të vështira dhe një mbyllje të tillë kishim nevojë për zonën komfort. Ke nevojë momente të mira e autentike, dashuria është gjithmonë nnevojë, desha një gjë autentike dhe tek Keisi një moment pashë që mund të ma jepte atë gjë, kuptoheshim shumë mirë në atë periudhë. U krijua një njohje e bukur s’kam bërë deklarata të mëdha. Unë besoj që reagova si një njeri normal, nuk u bëra ngjitës apo shumë pasionant se në fund të fundit 3-4 javë kishim bashkë e u vështirë sa shumë puna, duhet të lozësh me prioritete pastaj e duke parë si ishte situata nuk ishim për njëri-tjetrin. Mua më pëlqeu që nuk e e dramatizuam dhe nuk i dhamë banorëve armë për të luftuar me ne.

Finalisti i BBV2, deklaroi se mes tij dhe Keisit pas përfundimit të spektaklit nuk ka pasur asnjë mesazh a telefonatë, por janë takuar në festa dhe janë përshëndetur “si dy njerëz” normalë.

Krist Dragot: Unë nuk bëra deklaratë ishte njohje kuptuam që nuk ishim për njëri-tjetrin. Nuk ka pasur telefonatë as mesazh as like e asgjë pasi dola. Duhet të respektohet një gjë që mbyllet se ndotet pastaj. Jam njeri që kur e mbyll një gjë nuk i kthehem. Jemi takuar si njerëz normal folëm me njeri tjetrin si je e asnjë gjë më shumë. Për mua është kot të kërkosh më shumë pas asaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat