“Unë mund të shihja fytyrat në barkun e nënës”, Nicolas Cage habit me deklaratën e fundit

Mediale Vip

“Unë mund të shihja fytyrat në barkun e nënës”, Nicolas Cage habit me deklaratën e fundit

Më: 11 maj 2023 Në ora: 16:23
Nicolas Cage

Nicolas Cage, na ka habitur me deklaratën e tij të fundit, në lidhje me disa kujtime. Jo kujtime fëmijërie, por kujtime ‘foshnjeje’, madje në barkun e nënës.

Po, mund të duket absurd, por Cage u përgjigj se kujtimet e tij nisnin nga të qenit "in utero".

"Më lër të mendoj," iu përgjigj Cage pyetjes. “Dëgjo, e di që kjo tingëllon shumë larg, dhe nuk e di nëse është e vërtetë apo jo, por ndonjëherë mendoj se mund të kthehem deri në mitër dhe të ndihem sikur ka mundur të shoh fytyra në errësirë apo diçka tjetër. ”

“E di që tingëllon shumë abstrakte,” vazhdoi ai, “por kjo disi duket sikur ka ndodhur.”

Rezulton se Cage nuk është i vetmi me një përvojë të ngjashme.

Edhe pse mund të tingëllojë e pabesueshme, disa kërkime kanë treguar se nuk është e pamundur për ne të kemi kujtime nga para se të lindim.

Sipas burimeve shkencore, një studim tregoi se fetuset mund të dëgjojnë tinguj jashtë barkut të nënës së tyre. Ata gjithashtu i kuptojnë tingujt mjaft mirë për t'i mbajtur mend ato pas lindjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat