Princi Louis ka treguar se çfarë dëshiron të bëhet kur të rritet

Mediale Vip

Princi Louis ka treguar se çfarë dëshiron të bëhet kur të rritet

Më: 11 maj 2023 Në ora: 21:32
Princi Louis

Princi Louis u bë një trendi i rrjeteve sociale falë humorit lozonjar që pati në kurorëzimin e gjyshit të tij, Mbretit Karl III, duke i dhënë audiencës fytyrat më qesharake. Pasi bëri një “show” humoristik në ceremoninë zyrtare, djali më i vogël i Princit Uilliam dhe Kate Middleton vizitoi një grup sportistësh me familjen e tij për të promovuar fushatën vullnetare “Big Help Out”, e cila në thelb ishte “detyra” e parë zyrtare mbretërore.

Aty princi i vogël pati mundësinë të ndihmonte në punimet e rinovimit, të provonte marshmellows dhe të pikturonte me duart e tij në mur. Pasi mësuam si e quan nëna e tij, mundëm të zbulonim se çfarë profesioni do të donte të ndiqte në të ardhmen. Edhe pse sapo ka mbushur 5 vjeç, princi i vogël është i sigurt për punën që dëshiron të ndjekë.

Më në detaje, sipas një raportimi të Daily Mail, teksa ishte i zënë duke pikturuar në mur, një vullnetar vuri re talentin e tij dhe e pyeti: “A do të doje të bëheshe piktor kur të rritesh?” Pastaj, Princi Louis u përgjigj me besim se do të donte të bëhej pilot luftarak. Duket se princi i vogël mund të ketë shansin të realizojë ëndrrën e tij nëse dëshiron akoma, pasi babai i tij gjithashtu shërbeu në Forcën Ajrore Mbretërore dhe punoi si pilot shpëtimi në Uells menjëherë pas martesës së tij me Kate Middleton.

Duke qenë i 4-ti në radhën e pasardhësve, ai nuk do të ketë shumë vështirësi për të ndjekur ëndrrat e tij. Ndryshe nga vëllai i tij më i madh, Princi George, i cili është i dyti në radhë pas babait të tij dhe i destinuar të jetë mbret, që do të thotë se ai nuk do të ketë të njëjtën liri për të zgjedhur profesionin e tij pasi jeta e tij tashmë është vendosur. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat