Nga X Factor në Three Dots! Bruno tregon se lindi si Qazim, por u bë ky që është sot!

Mediale Vip

Nga X Factor në Three Dots! Bruno tregon se lindi si Qazim, por u bë ky që është sot!

Më: 12 maj 2023 Në ora: 22:10
Bruno

Dyshja Bruno dhe Klajdi Haruni kanë qenë të ftuarit e rradhës në emisionin “Në kurthin e Piter Pan”.

Teksa ndezën publikun me zërin e tyre dhe batutat e vazhdueshme, Bruno tregoi për shikuesit edhe historinë e emrit të tij të artit, zanafilla e të cilit nis me emisionin “X Factor”.

“Bruno e ka patur emrin Qazim, ne i thërrisnim shkurt ‘Qazo’, por kur këndonte këngët e Bruno Marsit, e kishte komplet vibraton si ai.

Edhe Vera Grabocka, një ditë kur po bënim prova, tha ‘Qazo duhet të ndërrosh emrin. E ke mirë emrin por është pak si emër estrade.’”- tregoi Alketa për këngëtarin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat