Ishte një sajesë? Habiti edhe Luizin me vendimin e saj, Kiara Tito s’ndryshon mbiemrin pas martesës me këngëtarin!

Mediale Vip

Ishte një sajesë? Habiti edhe Luizin me vendimin e saj, Kiara Tito s’ndryshon mbiemrin pas martesës me këngëtarin!

Më: 13 maj 2023 Në ora: 15:03
Luiz dhe Kiara

Dasma e Luizit dhe Kiarës ishte padyshim ndër ceremonitë më romantike që kemi parë në ekran. Çifti, rreth 3 muaj pas nisjes së një raporti romantik, vendosi që t’i thotë “Po” njëri-tjetrit edhe zyrtarisht.

Ishte pikërisht kryebashkiaku Veliaj, që ndonëse në një orë të vonë, priti në Bashki dyshen, për t’i celebruar. Nuk kishte sesi mos të vihej emocioni në sytë e dyshes, teksa festuan dashurinë e tyre edhe përpara familjarëve dhe miqve.

E si në çdo dasmë, të gjithë vëmendjen e mori nusja, që me shkëlqimin e saj nuk kishte sesi mos ti shpëtonte emocioneve. Të gjithë u shtangën teksa kryebashkiaku e pyeti Kiarën, se çfarë mbiemri do të mbante pas martese dhe ish-konkurrentja e “Big Brother” u përgjigj: Ejlli.

Kjo përgjigje habiti po kaq shumë edhe vetë Luizin që e pyeti i emocionuar: Me të vërtet? Por, duket se një fakt i tillë nuk është i vërtet. Nuk e dimë nëse “vendimi” për të marrë mbiemrin Ejlli ka qenë për efekt spektakli, apo një pakujdesi e momentit, por fakt është që Kiara ligjërisht figuron ende me mbiemrin e vajzërisë, Tito.

Mjafton një kërkim i thjeshtë në “E-Albania” për të parë që nuk rezulton asnjë Kiara Ejlli, por vetëm një Kiara Arben Tito. Megjithatë, ndryshimi i mbiemrit nuk ndryshon asgjë për këtë çift, që po jeton ditë të arta.

Dyshja ka nisur bashkëjetesën që pas përfundimit të lojës dhe po jetojnë dashurinë e tyre tek shtëpia që Kiara ka tek zona e “Myslym Shyrit” në Tiranë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat