Rrëfehet, Klajdi Haruni: Ma kanë vjedhur zemrën, ndaj këndoj me dashuri

Mediale Vip

Rrëfehet, Klajdi Haruni: Ma kanë vjedhur zemrën, ndaj këndoj me dashuri

Më: 13 maj 2023 Në ora: 18:57
Këngëtari Klajdi Haruni

Këngëtari Klajdi Haruni ka folur si kurrë më parë për jetën e tij personale, ku ka pohuar se është i dashuruar dhe se dikush ia ka vjedhur zemrën.

Haruni te ‘Piter Pan’ përmendi këngën “Skifterja e zemrës” duke u shprehur se tani që është në një lidhje, e këndon edhe me më shumë dashuri.

Ti njëherë këndon për beqarinë, njëherë për dashurinë, po ty, kush ta ka vjedhur zemrën?

"Për këtë duhet të pyesësh Florin, se këngët e tekstet i ka bërë ai. Unë jam shumë i lumtur që i këndoj, më pëlqen që janë me tematika të ndryshme. ‘Skifteren e zemrës’ që në momentin e parë e kam kënduar me dashuri, por tani që ma kanë vjedhur zemrën, e këndoj akoma me më shumë dashuri. Më shkëlqejnë sytë!”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat