Cili shtet ka më së shumti fitore në Eurovision – dhe kuriozitete tjera rreth garës

Mediale Vip

Cili shtet ka më së shumti fitore në Eurovision – dhe kuriozitete tjera rreth garës

Më: 13 maj 2023 Në ora: 23:37
Foto ilustrim

69 këngë të shkruara nga 139 kantautorë kanë fituar Eurovision Song Contest, një garë vjetore e organizuar nga vendet anëtare të Unionit Evropian të Transmetuesve.

Konkursi, i cili është transmetuar çdo vit që nga debutimi i tij në 1956 (me përjashtim të vitit 2020 si pasojë e pandemisë COVID-19), është një nga programet televizive më jetëgjata në botë.

Ka pasur 66 gara, me një fitues çdo vit, përveç garës së barabartë të vitit 1969, ku u shpallën katër fitues. Njëzet e shtatë vende kanë fituar konkursin.

E festivalin më të famshëm të këngës në Evropë, vetëm një interpretues ka arritur ta fitojë dy herë.

Duke përfaqësuar Irlandën, Johnny Logan fitoi në 1980 dhe 1987.

Këtë ndoshta mund ta përsërisë edhe këngëtarja Lorin, e cila këtë vit po mbron ngjyrat e Suedisë, sepse tashmë në vitin 2012 triumfoi me këngën “Euphoria”, ndërsa këtë vit u shpall si një nga favoritët.

Deri më tani, Irlanda ka më shumë fitore – shtatë dhe është i vetmi vend që ka arritur të bëjë tri fitore radhazi – në 1992, 1993 dhe 1994.

Suedia ka një fitore më pak.

Pas tyre vijnë Franca, Luksemburgu, Mbretëria e Bashkuar dhe Holanda me nga pesë fitore dhe Izraeli ka katër.

Norvegjia, Danimarka, Italia dhe Ukraina kanë nga tre fitore. Ukraina është i vetmi vend me tre fitore në shekullin e 21-të.

Spanja, Zvicra, Gjermania dhe Austria kanë nga dy fitore, ndërsa fituesit e tjerë nuk e përsëritën suksesin.

Vlen të theksohet se fituesi i edicionit të parë të festivalit, që kishte nisur si radio-emision, ka qenë Zvicra, e cila edhe ishte nikoqire e nisjes së këtij festivali, më 24 maj 1956, në Lugano.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat