Vjen reagimi i parë nga familja Kelmendi pas rezultatit zhgënjyes: Eurovision s’ka më vlera

Mediale Vip

Vjen reagimi i parë nga familja Kelmendi pas rezultatit zhgënjyes: Eurovision s’ka më vlera

Më: 14 maj 2023 Në ora: 07:10
Familja Kelmendi

Shqipëria e përfaqësuar nga Albina dhe Familja Kelmendi është radhitur e 22-ta në festivalin e 67-të të këngës ‘Eurovision Song Contest 2023’.

Ajo mori vetëm 17 pikë nga votat e jurive, ndërsa 59 nga votat e publikut.

Ky rezultat nuk është pritur mirë nga përfaqësuesit e Shqipërisë.

Ka qenë bashkëshorti i Albina Kelmendit, Valon Vataj, ai i cili ka bërë një reagim në rrjete sociale, duke thënë se politika triumfoi kundër trojeve shqiptare.

Vataj ka thënë se Eurovision nuk ka më vlera.

Image
Reagimi i Vatajt

“Eurovision nga aspekti profesional e njerezore nuk ka me vlera! Familja ime eshte fituese e ruajtjes se vlerave muzikore e kombetare”, shkroi ai.

Ndryshe, fituese e edicionit të sivjetmë është Suedia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat