Ronela Hajati ka dy fjalë për fituesen e ‘Eurovision 2023’

Mediale Vip

Ronela Hajati ka dy fjalë për fituesen e ‘Eurovision 2023’

Më: 14 maj 2023 Në ora: 08:58
Ronela Hajati

Suedia është shpallur fituese e Eurovision 2023.

Loreen, e cila u rikthye në kompeticionin muzikor pas 11 vitesh, ka shkëlqyer sërish duke rrëmbyer çmimin e madh me “Tatto”.

Një reagim për fitoren e artistes suedeze e ka bërë edhe këngëtarja shqiptare, Ronela Hajati, e cila vitin e kaluar prezantoi Shqipërinë në Eurovision.

Image
Ronela Hajati dhe Loreen

“Urime për trofeun tënd të dytë Loreen”, ka shkruar ajo në një postim të shpërndarë në InstaStory.

Hajati vitin e kaluar u prezantua me “Sekret”, këngë kjo që nuk arriti të kualifikohej në finale.

Ndërkaq, Shqipëria sivjet është përfaqësuar nga Albina dhe familja Kelmendi me “Duje”.

Ata arritën në vendin e 22-të në finalen e Eurovision-it duke grumbulluar kështu vetëm 76 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat