Mbi një milion klikime për një ditë për këngën e re të Luizit dhe Donaldit

Mediale Vip

Mbi një milion klikime për një ditë për këngën e re të Luizit dhe Donaldit

Më: 14 maj 2023 Në ora: 15:34
Luizi

Luiz Ejlli dhe Donald Veshaj sollën të premten (12 maj) projektin e ri muzikor të titulluar “2 shotsa”.

Dyshja e famshme bashkuan forcat për një këngë për herë të parë që njëherësh u rikthye në hit menjëherë.

Ky projekt u lansua vetëm një javë pas daljes së artistit shkodran nga Big Brother VIP Albania, nga i cili edicion doli fitues.

Kënga u prit jashtëzakonisht mirë nga publiku dhe për vetëm një ditë ka grumbulluar mbi një milion klikime në platformën YouTube.

Publiku duket se ka pëlqyer këtë përzierje që artistët bënë, një prurje me plot ritëm.

Luizi ndërkohë po shijon mjaft shumë famën pas daljes nga BBVA, gjersa ka nisur me mbrëmje e koncerte të ndryshme.

Ai u cilësua fenomen i këtij Big Brotheri për shkak të strategjive dhe mënyrës se si e krijoi lojën. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat