Eksperienca e parë seksuale me një vajzë: Rita Petro flet për ndjesitë e përjetuara

Mediale Vip

Eksperienca e parë seksuale me një vajzë: Rita Petro flet për ndjesitë e përjetuara

Më: 14 maj 2023 Në ora: 18:27
Rita Petro

Rita Petro ka folur së fundmi për dashurinë e parë dhe ka rrëfyer puthjen e saj të parë me një vajzë në S'e Luan Topi.

E pyetur nëse përvoja në romanin 'Lindur së prapthi' na përshkruan një përvojë personale seksuale me një vajzë, Rita u përgjigj: 

“Shiko, vajzat e vogla janë gjithmonë shumë të lidhura me shoqet dhe prindërit janë shumë më rehat për këtë. Ne rrinim, flinim dhe mund të kalonim kohë pa fund me shoqe dhe kjo nuk ka lidhje me eksperiencën seksuale, sa ka lidhje me disa ndjesi të fshehta, të cilat unë i quaj “elektricitet”. Ne nuk kishim asnjë njohuri, sepse askush nuk na tregonte se si do të ishin eksperiencat seksuale, por trupi vetë, hormonet e gjithçka tjetër janë ngacmuese”.

Shkrimtarja shprehu se shumë njerëz që e kanë lexuar romanin “Lindur së prapthi”, kanë pohuar se u kanë ndodhur e njëjta gjë.
 
Rita theksoi se nuk ka pasur përvojë seksuale me një grua, pasi nuk ka këtë prirje seksuale dhe pavarësisht se ka shkruar poezi mbi këtë temë, i referohet më shumë ndjesive të çiltra, sesa eksperiencave intime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat