E veshur me xhaketë lëkure dhe mbi motor, Grida Duma duket aq ndryshe pranë njeriut të saj të shtrenjtë

Mediale Vip

E veshur me xhaketë lëkure dhe mbi motor, Grida Duma duket aq ndryshe pranë njeriut të saj të shtrenjtë

Më: 14 maj 2023 Në ora: 18:29
Grida Duma

Jemi mësuar ta shohim gjithmonë të kuruar në daljet e saj televizive, ku bie në sy për stilin e veçantë që ndërthur klasiken me sportiven, por edhe tiparet karakteristike mesdhetare, andaj nuk do e ekzagjeronim aspak nëse themi që Grida Duma është një nga gratë më sharmante të jetës publike në Shqipëri.

Tanimë poltrona në Parlament i ka lënë vend ekranit, një sfidë e re të cilën po e fiton me sukses.

Mirëpo përtej angazhimit televiziv, ku ruan gjithmonë një staturë serioze, Grida ruan brenda vetes vajzën çapkëne që dashuron shëtitjet në natyrë. E veshur me një xhaketë lëkure dhe me kokore në kokë, Grida ka përfituar nga e shtuna e lirë për të bërë një xhiro me motor bashkë me njeriun e saj të shtrenjtë, të birin, Darjenin.

Nënë e bir kanë vendosur të shijojnë xhiron në fshat, pasi siç shprehet ajo:''Ka disa ditë që janë për veten, për të shijuar gjërat e vogla më fantastike të jetës.''

Gjatë videos ajo ngacmon herë pas here të birin, i cili me sa duket nuk e ka qejf edhe aq qejf kameran dhe siç thotë ajo, është mjeshtër i të thënit JO. Pastaj Grida fton të gjitha vajzat të kujdesen për veten dhe të mos harrojnë kremin me faktorët mbrojtës 50.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Grida Duma (@gridadumaal)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat