Nita e ashpër ndaj Zhaklinës e cila tha se ndjehet më e sigurt në Serbi se aty ku ka shqiptarë: Hipokrizi e gjallë, marre

Mediale Vip

Nita e ashpër ndaj Zhaklinës e cila tha se ndjehet më e sigurt në Serbi se aty ku ka shqiptarë: Hipokrizi e gjallë, marre

Më: 14 maj 2023 Në ora: 22:16
Nita Latifi

Opinionistja e Big Brother VIP Albania, Zhaklin Lekatari, i ka irrituar së fundmi shumë nga ndjekësit e saj në rrjetet sociale.

Kjo pasi ajo publikoi disa fotografi nga vizita e saj së fundmi në Serbi, gjersa mes kritikave bëri edhe një status në Twitter, duke thënë se ndjehet më e sigurt në ato vende ku s’ka shqiptarë.

“Jam super e sigurt, në një vend ku s’ka shqiptarë”, kishte shkruar ajo.

E njëjta kishte publikuar edhe flamurin e Serbisë në Twitter, duke treguar se po shkonte kështu në Beograd.

Mbi këtë veprim të saj ka reaguar ish-banorja e edicionit më të fundit të Big Brother VIP Albania, Nita Latifi.

Image
Nita Latifi/Instastory

Ajo publikoi një fotografi të statusit të Zhaklinës në InstaStory, duke reaguar ashpër me fjalët: “Hipokrizi e gjallë, marre”.

Zhaklina ndërkohë gjatë periudhës së Big Brother VIP Albania ka vlerësuar shumë Nitën dhe lartësuar figurën e saj, duke e quajtur “Shotë Galica e Kosovës”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat