“Krim i organizuar e lavire”, Fjolla Morina ‘shpërthen’ me akuza të rënda ndaj Morena Tarakut, Arbnora Ademajt e Shkenda Dubovës!

Mediale Vip

“Krim i organizuar e lavire”, Fjolla Morina ‘shpërthen’ me akuza të rënda ndaj Morena Tarakut, Arbnora Ademajt e Shkenda Dubovës!

Më: 15 maj 2023 Në ora: 13:44
Fjolla Morina

Këngëtarja e njohur shqiptare, Fjolla Morina, ka tash e sa kohë që merr vëmendjen me reagimet e saj në rrjetet sociale.

Pak muaj pasi bëri një video lidhje direkte ku akuzonte ish-partnerin dhe disa nga miqtë e saj të dikurshëm, Fjolla kësaj radhe ka bërë një “goditje” tjetër.

Për arsye që ende nuk dihen, këngëtarja e hitit “Fb” publikoi në llogarinë e saj zyrtare në Instagram disa shkrime, me akuza dhe ofendime ndaj disa prej emrave të estradës.

Image
Postimi

“1 Lavirja Morena, 2 Arbnore Shkenda dhe llaskucët e tyre që hanë prej tyre dhe ua bajnë qeset”, ka shkruar Fjolla në postimin e parë.

Me këtë, ajo la të kuptohet se ajo ka probleme dhe po akuzon Morena tarakun, Arbnora Ademajn dhe Shkenda Dubovën.

Image
Postimi

Tutje, në postimin e dytë këngëtarja iu drejtua menaxherit të disa emrave të estradës, Jetmri Agajt, duke shkruar sipër emrit të tij “Krim i organizuar”.

Nuk dihet se çfarë ka ndodhur mes këngëtares dhe emrave të lartpërmendur, megjithatë duket qartë se raportet mes tyre janë shumë të tensionuara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat