Linda Halimi thekson linjat trupore me bikini rozë

Mediale Vip

Linda Halimi thekson linjat trupore me bikini rozë

Më: 15 maj 2023 Në ora: 23:27
Linda Halimi

Ajo prej vitesh është zhvendosur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku edhe ka vazhduar me aktivitete e angazhime të tjera.

Bëhet fjalë për këngëtaren e njohur nga Vitia, Lindita Halimi, e cila duket se tashmë është mësuar me jetën atje.

Bukuroshja, e cila në Instagram numëron mbi 400 mijë njerëz, publikon imazhe e video nga më të ndryshmet.

Image
Linda Halimi

Krijuesja e hitit “Pa t’pa” ka shpërndarë së fundmi në Instagram disa imazhe në bikini.

Zeshkania thekson linjat trupore me një palë bikini rozë, gjersa ka filmuar trupin nga afër.

Të shumta ishin komplimentet që pranoi nga miqtë e ndjekësit meqë gëzon një fizik të mrekullueshëm.

E njëjta viteve të fundit ka qenë më e shkëputur nga muzika e projektet dhe ka kaluar kohë e gjatë që nuk ka sjell këngë.

Megjithatë, Linda shquhet për vokalin e veçantë dhe për hitet që ka realizuar ndër vitesh

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat