Zhaklina i kthehet ashpër Nita Latifit: Pseudokëngëtare, të iku vëmendja e Big Brother-it

Mediale Vip

Zhaklina i kthehet ashpër Nita Latifit: Pseudokëngëtare, të iku vëmendja e Big Brother-it

Më: 16 maj 2023 Në ora: 06:35
Zhaklin Lekatari, Nita Latifi

Një postim i Zhaklina Lekatarit ku ka shkruar se ndihet e sigurtë në Serbi ku nuk ka shqiptarë, ka shkaktuar komente të shumta. Në mesin e të revoltuarve nga ky postim nuk kanë qenë vetëm ndjekësit, por edhe ish-banorë të formatit Big Brother VIP, si Nita Latifi.

“Hipokrizi e gjallë. Marre”, është shprehur ajo sa i përket postimit të Zhaklinës.

Zhaklina ka reaguar gjatë mëngjesit të sotëm nëpërmjet një videoje ku ironizon ish-banoren duke e cilësuar si një pseudokëngëtare dhe se përpiqet të marrë vëmendje duke nxitur mllef dhe urrejtje në rrjetet sociale.

Ndër të tjera Zhaku shprehet se do i besoj partiotizmit të shqiptarëve kur të mësojnë të duan njëri-tjetrin dhe të jenë pro të drejtës.

“Sot në mëngjes shoh një pseudokëngëtare që ka vite që tenton të behët e famshme por nuk ia del dot. Pasi i iku vëmendja e BigBrotherit tenton dhe vazhdon të qëndrojë në pellgun e vëmendjes duke nxitur urrejtje fakti që kush nuk arrin të ketë sukses duke bërë gjëra të bukura por duke nxitur urrejtje tregon për mungesën e talentit dhe të aftësive profesionale. Unë do i besoj patriotizmit tuaj kur t’ju shoh që vlerat nuk i derdhni më nga dritarja, kur t’ju shoh që mësoni gjuhën shqipe, kur t’ju shoh që ta doni shokun dhe shoqen si familjarin tuaj. Kur të shoh që do ndërhyni kur ka padrejtësi kur të shoh që do thoni dhe do të jeni pro të drejtës ndërkohë që unë për katër muaj e gjysmë jam përdhunuar verbalisht nga po ju shqiptarë të nderuar kështu që kur të shoh patriotizmin e vërtetë, atëherë do i besoj edhe kësaj histerie të re kolektive”, shprehet ajo.

Image
Zhaklin Lekatari
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat