Jori Delli zbulon nëse e ka njohur Luizin para BBVA, flet për raportin me Noizyn dhe ndarjen nga këngëtari i famshëm

Mediale Vip

Jori Delli zbulon nëse e ka njohur Luizin para BBVA, flet për raportin me Noizyn dhe ndarjen nga këngëtari i famshëm

Më: 16 maj 2023 Në ora: 13:28
Noziy, Jori dhe Luizi

Raporti i Jorit dhe Luizit është komentuar gjatë. Sikur mos të mjaftonte kjo, ata hodhën hipoteza se njiheshin që jashtë.  Kjo solli komente dhe aludime të ndryshme.

Si qëndron e vërteta e kësaj? Jori sqaroi sot në ‘Top Albania Radio’ se janë tallur dhe nuk janë njohur më parë.

“Luizi nuk ishte fare i vërtetë aty brenda, tallej.(qesh) Ai thonte që ne kemi qenë bashkë dhe unë që i thoja ‘mirë mirë’. Jam e lumtur për Luizin dhe Kiarën. Pashë që më kishte dalë një video në TikTok që gjasmë provokoja Luizin. Isha shtrirë te divani, por unë jam shumë e gjatë, kisha zgjatur këmbët me atë qëndrimin tim si çun. Në atë moment isha përgjumësh, më kishte dalë pak gjoksi dhe njerëzit thonin që e kisha bërë kastile. Ne kishim një kimi të madhe dhe rrinim bashkë, këndoja, kërceja me të, kishte humor. Në atë shtëpi aq doja unë. Nuk kam patur më kontakte me Luizin që pas mbarimit të “BBV”. Me Kiarën nuk kemi folur shumë, nga ana ime nuk ka patur hatërmbetje dhe jo nuk më ka ftuar në dasmë. Luizi më ftoi kur ishim brenda, nuk e di a vlen ftesa tani që kemi dal.(qesh)”-tha ajo.

Sakaq, Jori brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri ka deklaruar se ka qenë në një lidhje me një këngëtar të famshëm italian. Ky këngëtar qenka Fred De Palma, nga i cili modelja qenka ndarë 3 javë para BBV.

“U ndava 3 javë para së të futesha në “BBV”. Unë nuk e dija që do të futesha në “BBV” kështu që nuk ka qenë aspak kjo arsyeja e ndarjes. E respektoj shumë, e kam xhan, është djalë i mirë. Nuk jemi mërzitur me njëri-tjetrin pas ndarjes. U ndamë sepse kemi dy stile jetese të ndryshme.”

Ndërkohë, ajo qartësoi edhe një here raportin me Noizyn, me të cilin tha se ka xhiruar një videoklip.

“Ishte një bashkëpunim për videoklip. Kam qenë pjesë e videoklipit të Noizyt, kisha 3 ditë xhirime, filluam në Palasë, në Vlorë dhe në fund ishin tek Currilat. Erdhi kërkesa në Instagram, fola me regjisorin, nuk e njihja më parë Noizyn. Më shkruajti që do i pëlqente të isha pjesë e videoklipit. Ideja ishte shumë e bukur. Mes meje dhe Noizyt nuk ka ndodhur asgjë përveç këtij bashkëpunimi. Noizy dhe ekipi i tij kanë qenë shumë profesionalë, jemi kënaqur shumë. Është njeri shumë i mirë, i zgjuar, më jep këshilla interesante për punë por nuk ka asgjë më tepër se kaq. Kam shumë pak ditë që e njoh.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat