Nëna e Armina Mevlanit rrëfen gjestin e paharrueshëm të së bijës

Mediale Vip

Nëna e Armina Mevlanit rrëfen gjestin e paharrueshëm të së bijës

Më: 16 maj 2023 Në ora: 14:14
Moza dhe Armina Mevlani

Ditën e sotme në “Shije shtëpie” është folur për shtatzëninë e parë si një nga emocionet më të bukura që përjeton një nënë e re.

Mes të ftuarave ishte edhe Moza Mevlani, nëna e Armina Mevlani. Ajo rrëfeu momente me vajzën e saj, të cilën e lindi në moshën 29-vjeçare. Koreografja u shpreh se e bija ishte një bekim për të dhe ndan një gjest prekës të saj të cilin nuk e harron kurrë.

“Vajza ime, unë nja vajzë kam, një dritë syri dhe e kam pasur dritën e syve të mi por e kam pasur edhe engjëllin tim sepse ajo ka qenë shumë pozitive dhe është pozitive dhe është fëmijë që mua më  ka lehtësuar dhe më ka dhënë forcë në çdo moment. Dhe jam ndierë shumë me fat sepse kisha bërë një karrierë të mirë, isha forcuar nga vetja ime, isha e sigurtë për gjërat që duhet të bëja dhe pastaj vajza kur më erdhi në jetë, ishte si të them një fat për mua dhe më bekoi Zoti, edhe tani ajo është kaq e mbarë, kaq e mirë dhe nuk harroj një moment që nuk më hiqet nga mendja.

Rrogën e parë që e ka marrë te revista “Harmoni”, Armina që e futa, ishte shumë e vogël, ishte 18 vjeç, e kam futur shumë shpejt në këtë rrugë pune. Më ka thënë që “mami dua të të bëj një dhuratë”, ishte rroga e parë që merrte, sinqerisht domethënë është gjesti, ajo më preku, më bëri krenare, më bëri të ndjehem një nënë me fat që ajo mendoi në atë çast për mua dhe jo për veten.”-tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat