Kitaristi Petrit Çeku vjen për dy koncerte të rralla në Kosovë

Mediale Vip

Kitaristi Petrit Çeku vjen për dy koncerte të rralla në Kosovë

Më: 16 maj 2023 Në ora: 14:24
Petrit Çeku

Të enjten, në Ditën Ndërkombëtare të Muzeve, Muzeu i Mitrovicës do të ofrojë një përvojë më ndryshe për vizitorët.

Në këtë hapësirë muzeale do të performojë kitaristi Petrit Çeku.

Ai do të interpretojë të gjitha Suitat e shkruara për violonçel nga kompozitori Johann Sebastian Bach e të transkriptuara për kitarë nga Valter Deshpali.

Koncerti i shumëpritur do të mbahet edhe në Prizren. Më 20 maj, në Katedralen “Zoja Ndihmëtare” do të mund të ndiqni magjinë e tingujve të kitarës së Çekut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat