Fjolla Morina me akuza të tjera, këtë herë thotë se rrobaqepësja ia vodhi byzylykun me vlerë 10 mijë euro

Mediale Vip

Fjolla Morina me akuza të tjera, këtë herë thotë se rrobaqepësja ia vodhi byzylykun me vlerë 10 mijë euro

Më: 16 maj 2023 Në ora: 14:51
Fjolla Morina

Fjolla Morina kohëve të fundit ka shkaktuar zhurmë të madhe me deklaratat e bëra rreth disa personazheve të njohura.

Përmes një postimi në Instagram, Fjolla ka etiketuar me emra ofendues vajzat e njohura të ‘showbizz’-it, Morena Tarakun, Arbnora Ademaj dhe Shkenda Dubovën.

Ndërsa, gjatë ditës së sotme Morina ka akuzuar rrobaqepësen e dyqanit të saj se i ka vjedhur një byzylyk me vlerë 10 mijë euro.

E tensionuar, Fjolla deklaroi se teksa doli për të marr qenin jashtë dyqanit, ajo ka lënë çantën brenda dhe sipas saj rrobaqepësja në këtë moment vodhi nga ajo byzylykun.

Ajo tha se byzylyku ishte i veçantë dhe se e posedonte vetëm ajo dhe një tjetër biznesmenne nga Shqipëri teksa ka shpërthyer në lot.

Ndryshe, së fundmi Fjolla gjithashtu ka konfirmuar lidhjen e re të dashurisë duke thënë se tashmë ka gjetur personin që e bën të lumtur.

Ndërkohë, kujtojmë që muaj më parë Fjolla I dha fund martesës me biznesmenin Fisnik Syla. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat