Çka po zihet mes Maluma-s e Madonna-s?

Mediale Vip

Çka po zihet mes Maluma-s e Madonna-s?

Më: 16 maj 2023 Në ora: 16:45
Maluma- Madona

Madonna, mbretëresha e pop-it dhe ylli i reggaeton-it, Maluma po afrohen “më shumë seç duhet”, gjatë përgatitjeve për turneun e tyre.

Sipas burimeve për mediat e huaja, dyshja e artistëve kanë një kimi të jashtëzakonshme së bashku dhe kjo është e dukshme edhe gjatë provave të tyre.

“Ata ishin komod dhe shumë të përkëdhelur – aq sa njerëzit e tjerë vendosën t’i linin vetëm me njëri-tjetrin,” pohon burimi.

Dhe megjithëse shumë media po fokusohen te diferenca e tyre në moshë.

“Ata kaluan disa ditë së bashku gjatë provave ku filloi flirtimi – njerëzit mendojnë se ka të ngjarë që ai do të performojë në turneun e saj në Amerikën e Jugut pasi ai është shumë i dashur atje. Përpos kësaj ata u shoqëruan gjatë gjithë fundjavës në Nju Jork.”

Kimia midis dy artistëve është diçka që e kemi parë edhe në raste të tjera. Sakaq për një romancë mes tyre mbetet për t’u parë. Ndonëse Maluma vetëm disa javë më parë ia prezantoi hapur të gjithëve të dashurën e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat