Jori flet për raportin me Noizyn: Jemi kënaqur shumë

Mediale Vip

Jori flet për raportin me Noizyn: Jemi kënaqur shumë

Më: 16 maj 2023 Në ora: 18:12

Jori Delli është nga banoret më simpatike të Big Brother Vip Albania 2.

Modelja e njohur u shndërrua në një person të pëlqyer dhe shumë të ndjekur javët e fundit.

Emri i saj u përfol shumë këto ditë lidhur me disa thashetheme për një lidhje të mundshme mes saj dhe Noizyt.

Gjithçka nisi pasi Noizy ndau me fansat e tij të shumtë një fotografi me Jorin, ku kjo e fundit shihej e veshur me një palë bikini të bardha, teksa pozonte nga një jaht.

Jori më në fund ka sqaruar se mes tyre ka patur thjesht një bashkëpunim për një nga videoklipet e Noizyt, dhe asgjë më shumë se kaq

“Ishte një bashkëpunim për videoklip. Kam qenë pjesë e videoklipit të Noizyt, kisha 3 ditë xhirime, filluam në Palasë, në Vlorë dhe në fund ishin te Currilat. Erdhi kërkesa në Instagram, fola me regjisorin, nuk e njihja më parë Noizyn. Më shkroi që do i pëlqente të isha pjesë e videoklipit.

Ideja ishte shumë e bukur. Mes meje dhe Noizyt nuk ka ndodhur asgjë përveç këtij bashkëpunimi. Noizy dhe ekipi i tij kanë qenë shumë profesionalë, jemi kënaqur shumë. Është njeri shumë i mirë, i zgjuar, më jep këshilla interesante për punë, por nuk ka asgjë më tepër se kaq. Kam shumë pak ditë që e njoh”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat