Megan Fox tregon se çfarë nuk i pëlqen tek vetja

Mediale Vip

Megan Fox tregon se çfarë nuk i pëlqen tek vetja

Më: 16 maj 2023 Në ora: 18:28
Aktorja e njohur, Megan Fox

Aktorja e njohur, Megan Fox ka zbuluar se po lufton që ta dojë trupin e saj. Në një intervistë për Sports Illustrated ajo tha se nuk e shikon veten siç e shohin të tjerët.

“Unë kam dismorfi trupore. Unë kurrë nuk e shoh veten ashtu siç më shohin njerëzit e tjerë. Nuk ka kurrë një pikë në jetën time ku unë e kam dashur trupin tim, kurrë’

Fox, e cila ka tre fëmijë me ish-bashkëshortin Brian Austin Green, gjithashtu pranoi se ajo ka qenë gjithmonë kritike ndaj imazhit të saj dhe kishte një “vetëdije” dhe “obsesion” me trupin e saj edhe si fëmijë. Megjithatë, ajo sqaroi se edukimi i saj nuk është shkaku i këtij obsesioni.

“Padyshim që nuk ishte mjedisore sepse unë u rrita në një mjedis shumë fetar ku trupat as që njiheshin”, shpjegoi aktorja.

Kjo nuk është hera e parë që Fox flet për pasiguritë e saj trupore. Në një intervistë të përbashkët të vitit 2021 me Machine Gun Kelly, ajo pranoi se kishte “shumë pasiguri të thella”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat