Don Xhoni thotë se më shumë dëgjohen këngët e tij se bashkëpunimet e këngëtarëve tjerë

Mediale Vip

Don Xhoni thotë se më shumë dëgjohen këngët e tij se bashkëpunimet e këngëtarëve tjerë

Më: 16 maj 2023 Në ora: 23:21
Don Xhoni

Reperi Don Xhoni i ka kritikuar artistët e shoubizit vendor me disa reagime në rrjetin social Instagram.

Ai ka thënë se një pjesë e këngëtarëve janë duke bërë bashkëpunime të shumta me njëri-tjetrin për të arritur suksese.

Don Xhoni pretendon se ai është më i dëgjuar nga publiku me projekte të tija individuale se sa kolegët e tij me bashkëpunime.

“Sa bashkëpunime i keni bërë për këtë verë që të dilni nga kriza?”.

“Mos më detyroni edhe këtë vit që t’ua rikujtoj “Katilen” vet do të thotë sa 100 bashkëpunimet që i keni bërë për t’i mbledhur forcat”, ka thënë Don Xhoni në Instagram.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat