Post Malone do ta sjellë edhe albumin e pestë

Mediale Vip

Post Malone do ta sjellë edhe albumin e pestë

Më: 17 maj 2023 Në ora: 00:14
Post Malone

Reperi amerikan, Post Malone, ka njoftuar se do ta sjellë albumin e tij të pestë të quajtur “Austin”.

Ai këtë gjë e ka bërë të ditur pasi e ka publikuar këngën e re, “Mourning”.

“Është njëri prej incizimeve më sfidues, shpërblyes dhe ngazëllyes në të cilët kam punuar”, ka thënë Malone.

Ai po ashtu e ka konfirmuar edhe turneun për këtë vit që do ta mbajë në vendlindjen e tij, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Jam munduar që ta shtyj veten dhe vërtet të bëj gjëra cool”, ka thënë Malone.

“Kam luajtur kitarë në secilën këngë në këtë album, dhe ishte vërtetë një përvojë shumë zbavitëse”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat