Martesa merr fund zyrtarisht! Aktorja e njohur turke fiton divorcin në një seancë të vetme

Mediale Vip

Martesa merr fund zyrtarisht! Aktorja e njohur turke fiton divorcin në një seancë të vetme

Më: 17 maj 2023 Në ora: 09:46
Demet Ozdemir dhe Oguzhan Koc

Çifti i njohur Demet Ozdemir dhe Oguzhan Koc, u ulën në në tryezën e dasmës me një ceremoni madhështore në gushtin e vitit të kaluar, por martesa e tyre, për fat të keq, nuk e pari të gjatë. Aktorja dhe këngëtari janë parë disa ditë më parë në gjykatë për t’i dhënë fund zyrtarisht martesës.

Gjatë muajve të fundit, çifti është vënë në qendër të mediave rozë për shkak të lajmeve që nisën të përhapeshin për një krizë në martesë. Derisa ata e pranuan edhe publikisht se i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre.

Siç shkruajnë mediet vendëse, Demet Ozdemir dhe Oguzhan Koc janë divorcuar në vetëm një seancë gjyqësore, pa qenë nevoja për seanca të ndërmjetme pajtimi. Megjithëse prej kohësh, ata jetojnë të ndarë, para se të futeshin në gjykatë, Demet është fotografuar e para dhe Oguzhan pak minuta pas saj.

Oguzhan Koc është rikthyer edhe në koncertet e tij, por fansat i kanë publikuar një video duke festuar 38-vjetorin e lindjes, në të cilën këngëtari nuk ishte në formën e tij më të mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat