Balina Bodinaku i përgjigjet deklaratës së Arbana Osmanit

Mediale Vip

Balina Bodinaku i përgjigjet deklaratës së Arbana Osmanit

Më: 18 maj 2023 Në ora: 15:20
Balina- Arbana

Ish-opinionistja “Big Brother VIP”, Balina Bodinaku, iu përgjigj deklaratës së moderatores Arbana Osmani, cila gjatë programit të post-Big Brother u shpreh se “vitin e kaluar kemi patur opinionistë që janë bërë fansa”.

Teksa po i drejtohej Arbër Hajdarit dhe Zhaklina Lekatarit se do e kishin më të lehtë punën nëse nuk do i qëndronin besnikë deri në fund mendimeve të tyre dhe do të mbështesnin Luizin, Arbana shtoi: “Ju do e kishit më të lehtë të bëheshit fansa. Vitin e kaluar kemi patur opinionistë që janë bërë fansa”.

Duke marrë në konsideratë se Balina Bodinaku u komentua vitin e kaluar për faktin që, sipas disa njerëzve, ishte fanse e Donaldit dhe e mbronte gjithmonë atë, komenti i Arbanës u konsiderua si referencë për Balinën. E ftuar në “Pardon my french” në Top Albania Radio, Bodinaku u shpreh:

“Nuk e kam parë vetë live, por kontaktin e parë e pata me furinë e mesazheve në Instagram që më erdhën. Nuk është e bukur dhe nuk është korrekte të diskutosh dhe të flasësh në kontekst negativ për një person që nuk ndodhet aty. Për më tepër jashtë kontekstit sepse je me personazhe të tjerë dhe në kohë tjetër. Megjithatë, kur e pashë më ftohtë më mbrapa, mendova që ka një gjë që nuk shkon dhe e gjykova si një shkarje e situatës nga ana e Arbanës duke qenë se herën e fundit që kisha folur me të ishte për të më ftuar pikërisht si një opinioniste në BBV.”

Më tej ajo shtoi:

“A afeksionohesh? Afeksionohesh me të gjithë praktikisht. Mua edhe tani më merr malli për personazhet e BBV1. Për sa kohë është opinioni im, nuk ekziston objektiviteti. Kur ti mban një opinion, realisht nuk ndahesh dot nga ajo që ti je nga parimet, nga vlerat, nga ato që ti beson, nga mënyra se si e sheh botën, nga ndjeshmëria jote, nga qasja që ke për fenomenet e ndryshme. Kështu që nuk e filtron dot opinionin tënd nga ajo që ti je. Në këtë kuptim, opinioni i gjithkujt është subjektiv; nuk ka një opinion objektiv dhe të gjithë shprehin atë që janë. Unë nuk e kuptoj fjalën fanse në këtë rast. Nuk ka sens.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat