Merr fund lidhja e Billie Eilish me Jesse Rutherford

Mediale Vip

Merr fund lidhja e Billie Eilish me Jesse Rutherford

Më: 18 maj 2023 Në ora: 16:53
Billie Eilish me Jesse Rutherford

Billie Eilish është sërish beqare!Përfaqësuesi i këngëtares 21-vjeçare tha për Page Six se pas disa muajsh lidhjeje me artistin 31-vjeçar Jesse Rutherford, dyshja vendosën të ndaheshin.

“Ne mund të konfirmojmë se Billie dhe Jesse u ndanë miqësisht dhe mbeten miq të mirë,” tha përfaqësuesi, i cili gjithashtu mohoi çdo spekulim për tradhti.

Rutherford dhe Eilish u panë për herë të fundit bashkë në Coachella. Eilish zbuloi se ajo dhe Rutherford ishin bashkë në tetor, në një intervistë për Vanity Fair. Ata u fotografuan duke u puthur atë muaj, para se të publikohej intervista.

Po ashtu, Eilish dhe Rutherford morën pjesë si çift në ngjarje të rëndësishme, përfshirë afterparty-n e Vanity Fair Oscar. Megjithatë, asnjëri nuk e ka komentuar ende ndarjen në rrjetet e tyre sociale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat