Zhaklin Lekatari provokon sërish nga Beogradi, publikon rusin që luftoi kundër UÇK-së në Kosovë

Mediale Vip

Zhaklin Lekatari provokon sërish nga Beogradi, publikon rusin që luftoi kundër UÇK-së në Kosovë

Më: 19 maj 2023 Në ora: 12:23
Zhaklin Lekatari

Pas deklaratës në rrjetet sociale se “ndihet e sigurt në një vend pa shqipe”, ndërkohë që ndodhej me pushime në Serbi, Beograd, Zhaklinë Lekatari ka bërë një gjë tjetër të çuditshme.

Ajo ka publikuar një tjetër foto në Beograd para murales të Albert Andijev, një rus që luftoi në anën e Serbisë në luftën e Kosovës 1998-1999, kur forcat serbe dëbuan pothuajse një milion shqiptarë të Kosovës gjatë një fushate brutale kundër kryengritjes.

Kujtojmë se deklarata e Lekatarit nxiti reagime të shumë figurave publike, ndër të cilët reagoi edhe deputetja e Kuvendit të Kosovës, Ganimete Musliu.

Në anën tjetër, asaj nuk i kanë bërë përshtypje reagimet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat