Ndërron jetë basisti i grupit legjendar

Mediale Vip

Ndërron jetë basisti i grupit legjendar

Më: 19 maj 2023 Në ora: 12:37
Andy Rourke

Është ndarë nga jeta në moshën 59-vjeçare, basisti i grupit Smiths, Andy Rourke. Basisti i grupit ikonë të viteve 80-ta ka vdekur pas një beteje me kancerin e pankreasit. Ai ishte 59 vjeç.

Shoku i grupit dhe kitaristi Johnny Marr konfirmoi lajmin e hidhur.

“Me pikëllim të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të Andy Rourke pas një sëmundjeje të gjatë me kancerin e pankreasit”, shkruan ai në rrjetet sociale.

Rourke performoi në të katër albumet në studio të Smiths, secili prej tyre klasik, The Smiths (nga 1984), Meat Is Murder (1985), The Queen Is Dead (1986) dhe Strangeways, Here we Come (1987).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat