Megan Fox tërheq vëmendjen me një fustan të zi transparent

Mediale Vip

Megan Fox tërheq vëmendjen me një fustan të zi transparent

Më: 19 maj 2023 Në ora: 12:44
Megan Fox

Megan Fox ka dëshmuar se di shumë mirë t’i tërheqë vëmendjen e të gjithëve me paraqitjet e saj.

Aktorja e njohur e cila është diskutuar veçanërisht kohët e fundit, për shkak të krizës që kaloi fejesa e saj me Machine Gun Kelly, ishte në eventin për daljen e numrit të përvitshëm të Sports Illustrated.

Aty, Megan Fox u shfaq me një fustan të zi të gjatë me një dekolte shpërthyese, transparent në pjesën e sipërme, duke nxjerrë në pah trupin e saj perfekt.

Image
Megan Fox

Pamja e saj e re, me flokë ngjyrë bakri, në vend të të zezave me të cilat ishte mësuar publiku, tërhoqi të gjithë vëmendjen.

Image
Megan Fox
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat