Meghan magjepsi publikun me një fustan të ngushtë ngjyrë ari, përgënjeshtroi thashethemet për shtatzëninë

Mediale Vip

Meghan magjepsi publikun me një fustan të ngushtë ngjyrë ari, përgënjeshtroi thashethemet për shtatzëninë

Më: 19 maj 2023 Në ora: 15:48
Meghan Markle

Meghan Markle magjepsi me ardhjen e saj të papritur në “Women of Vision Awards” në Nju-Jork. U shfaq e shoqëruar nga princi Harry.

Dukesha tregoi pak më shumë trupin me një fustan floriri të dizajnuar nga Joanna Ortiz, i cili kushtoi 1.850 dollarë. Fustani midi prej floriri përmbante një hapje të vogël diamanti dhe një prerje deri tek gjuri.

Ajo kompletoi kombinimin e saj të modës me taka ari Tom Ford me vlerë prej 1.350 dollarësh dhe bizhuteri ari. Markle zgjodhi një grim të thjeshtë, i stiloi flokët me tallaze dhe i hodhi në njërën anë.

Image
Meghan Markle

Harry veshi një kostum klasik të zi për këtë rast dhe ai kishte një buzëqeshje në fytyrën e tij gjatë gjithë mbrëmjes.Meqë ra fjala, ditët e mëparshme u përfol se Meghan ishte sërish shtatzënë, por duke gjykuar nga fotot dhe figurat e fundit, duket se nuk është ashtu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat