Altin Shira dhe Young Zerka lansojnë këngën e re

Mediale Vip

Altin Shira dhe Young Zerka lansojnë këngën e re

Më: 20 maj 2023 Në ora: 08:31
Altin Shira dhe Young Zerka

Altin Shira dhe Young Zerka sot (e premte) kanë prezantuar këngën e re “Sikur ta dije”.

Projekti, i dyshes së njohur të skenës muzikore, është kompletuar edhe nga ana vizuale.

Teksti është shkruar nga Zerka bashkë me Kledi Bahitin, kurse ky i fundit u kujdes edhe për producimin.

Videoja ndërkohë i është besuar produksionit të njohur nga Shqipëria, Max Production.

Kënga ritmike dhe me plot ngjyra besohet se do të pëlqehet nga fansat dhe publiku.

Të plotë tashmë mund ta gjeni në YouTube, në kanalin zyrtar të artistit nga Shijaku.

Theksojmë se ky është bashkëpunimi i parë i tyre, marrë parasysh se ata i takojnë zhanreve të ndryshme muzikore. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat