Këndvështrimi ndryshe i Fifit për dasmat: Për çfarë arsyeje duhet ta bëj?

Mediale Vip

Këndvështrimi ndryshe i Fifit për dasmat: Për çfarë arsyeje duhet ta bëj?

Më: 20 maj 2023 Në ora: 11:36
Fifi

Ne si shoqëri kemi shumë qejf të festojmë, e sidomos në dasma. Muzikë me tupana, valle, shumë të ftuar, ushqim të bollshëm e shumë detaje të tjera tradicionale karakterizojnë dasmat tona.

Por, nëse shumë presin me padurim të kurorëzojnë dashurinë në martesë duke realizuar edhe një dasmë, nuk është ky rasti i Fifit.

Ajo ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram një këndvështrim tjetër, nisur edhe nga dasma shumë private e Sia-s e cila ftoi vetëm 4 persona.

Përmes një videoje, Fifi thotë:

“Pashë një lajm që Sia ishte martuar në një ceremony ku i kishte pas ftuar vetëm 4 veta. Më ra ndërmend që shumë interesante është të mos bësh dasmë fare. Pastaj pse të bësh dasmë? Kë do thërrasësh? Gjithë ata njerëz që të kanë sharë, të kanë marrë nëpër gojë, shumica të kanë marrë vetëm kur kanë pasur interes, kur nuk kanë pasur interest ë kanë prishur punë? Kur kanë pasur nevojë të kanë kërkuar para. Pse të bësh dasmë? Për të kërcyer? Kërcej në club. Marr vjehrrin, vjehrrën, kunatin, familjen time. Dhe mirupafshim. Dhe kështu as nuk më shan njeri, as nuk thonë jo më uli ted era, jo më uli në tavolinë me njerëz që nuk më njihnin, as nuk më erdhi mishi i ftohtë, as tortë nuk ishte e mirë, as muzika goxha problem. Këto budalliqe të shqiptarëve ic.  Jo se nuk kam qejf të bëj dasmë, por pse? Për çfarë arsyeje?”- thotë Fifi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat