A është reale martesa? – Rama e pyet Luizin për Kiarën, ja si u përgjigj ai

Mediale Vip

A është reale martesa? – Rama e pyet Luizin për Kiarën, ja si u përgjigj ai

Më: 20 maj 2023 Në ora: 12:48
Një moment të bisedës, Rama e pyet Luizin edhe për Kiara Titon.

Sot në podcastin “Flasim” të ftuarit e kryeministrit Edi Rama janë kryetari i sapozgjedhur i bashkisë Shkodër, Benet Beci dhe fituesi i reality show “Big Brother Vip Albania 2”, Luiz Ejlli.

Një moment të bisedës, Rama e pyet Luizin edhe për Kiara Titon.

Kryeministri Edi Rama:  Ti vazhdon tenton të tregosh që ke flokë duke i bërë me bojë. Ma kishin thënë këtë gjë që do ai një video-call, po thashë mos, edhe unë të futem aty?! Tani një gjë dua të di unë. Kjo martesa, sa dole nga aty, është reale kjo apo është vazhdimi i spektaklit?

Luiz Ejlli: Po pse thua është reale apo vazhdimi? Po pyet për një shok apo për vete? Po pyet për lalin?

Kryeministri Edi Rama:  Se thashë larg qoftë tani këtë e ka organizuar lali se do patjetër të martojë Luizin.

Luiz Ejlli: Unë se di si i keni punët me Lalin dhe nuk merrem me atë pjesë.

Luiz Ejlli, Edi Ramës: Turp të kesh!

Kryeministri Edi Rama:  Me lalin i kemi shumë mirë, po është reale?

Luiz Ejlli: Reale!

Kryeministri Edi Rama:  E mirë, të trashëgohesh atëherë!

Luiz Ejlli: Faleminderit! Më erdhi dhe keq që nuk ishe.

Kryeministri Edi Rama: Të kesh një martesë sa më të lumtur!

Luiz Ejlli: Faleminderit!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat