Irkenc Hyka dhe Pandora publikojnë këngën e re “Nisja Vajit”

Mediale Vip

Irkenc Hyka dhe Pandora publikojnë këngën e re “Nisja Vajit”

Më: 20 maj 2023 Në ora: 18:54
Pandora

Këngëtarët shqiptarë, Irkenc Hyka dhe Pandora, kanë publikuar sot (e shtënë) një projekt të ri muzikor.

“Nisja vajit” mban titullin kënga e tyre e re, të cilën e kanë kompletuar edhe me videoklip.

Teksti është shkruar nga Endrit Mumajesi (Muma), kurse për muzikën është përkujdesur Hyka.

Producimi u bë në studion e Unix me miksim dhe masterizim nga JoJo.

Artistët kanë bërë një paraqitje të mahnitshme në klip, gjersa të dy shquhen për baladat që realizojnë.

Të plotë tashmë këngën mund ta gjeni në platformën YouTube në kanalin e UnixMusic.

Kjo këngë besohet se do të pëlqehet e do të pritet mirë edhe nga publiku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat