Sa paguhet për një koncert? Arinda Gjoni shfaq shifrat

Mediale Vip

Sa paguhet për një koncert? Arinda Gjoni shfaq shifrat

Më: 20 maj 2023 Në ora: 20:28
Arinda Gjoni

Në një intervistë të drejtpërdrejtë për “S’e Luan Topi”, këngëtarja Arinda Gjoni zbuloi sot disa të fshehta nga karriera dhe jeta e saj.

E pyetur se sa paguhet në koncertet e saj, artistja tha se shifrat ndryshojnë sipas eventeve dhe sezoneve.

“Gjatë vitit, koncertet normale nuk shkojnë më shumë se dy-tre mijë euro. Në festat e fundvitit apo Pavarësisë, çmimi është më i lartë. Ka arritur 7-8 mijë euro një koncert”.

Arinda tregoi se në koncertet jashtë vendit paguhet dhe vlerësohet më shumë.

“Të jemi të sinqertë, jashtë Shqipërisë paguhemi më mirë. Atje bëjmë koncerte më shumë sepse na leverdi më shumë.

Edhe në Shqipëri, nuk është keq, por duhet punë që të vlerësohen si duhet artistët. Shqiptarët në Europë janë më të përmalluar për muzikën shqiptare, paguajnë më shumë, e vlerësojnë më shumë”.

Artistja theksoi rëndësinë e të kënduarit ‘live’ para publikut.

“Këndimi live unë them që duhet vlerësuar shumë. Unë mezi pres të marrë mikrofonin dhe të këndoj live, që të shpalos energjinë dhe emocionin tim. Nuk e imagjinoj dot që të bëj sikur po këndoj. Mendoj që njerëzit kënaqen më shumë, emocioni është më i prekshëm. Duhet të vlerësohet edhe në Shqipëri më shumë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat