Amber Heard tregon se është zhvendosur në Madrid për të jetuar

Mediale Vip

Amber Heard tregon se është zhvendosur në Madrid për të jetuar

Më: 21 maj 2023 Në ora: 00:13
Amber Heard

Pas humbjes së gjyqit për shpifje kundër Johnny Depp, Amber Heard,mori vendimin për t’u transferuar në qytetin spanjoll, Malaga.

Synimi i saj ishte gjithmonë që ta largonte vajzën e saj, Oonagh, nga jeta në Hollywood.

Edhe pse është një aktore amerikane, ajo bëri mjaft bujë edhe në Spanjë.

Amber ndërvepron me fansa, të cilët i afrohen për foto dhe autografe gjatë gjithë kohës. Ajo në fakt është treguar shumë e mirë me ta.

Së fundmi u mësua që Amber është zhvendosur në Madrid.

Unë e dua shumë Spanjën. Shpresoj që të arrij të qëndroj këtu, më pëlqen të jetoj këtu. Shpresoj që të jeni mirë, ishte një kënaqësi që ju njoha”, tha Amber në një deklaratë për media.

Ka shumë debate rreth gjyqit kundër Johnny Depp. Nga njëra anë, ka njerëz që nuk i besojnë pretendimet e Amber Heard gjatë gjyqit dhe ata që e mbrojnë atë.

Johnny Depp u shfaq së fundmi në Kanë dhe ai mori një ovacion para shfaqjes së interpretimit të tij të ri të Louis XV në filmin ‘Jeanne du Barr y’.

Heard vendosi të transferohej në Madrid dhe Johnny mbetet në Mbretërinë e Bashkuar duke bërë një jetë të qetë.

Ashtu siç tha Amber Heard, ajo dhe Johnny do të vazhdojnë të përpiqen të ecin përpara sepse kjo është jeta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat