Ndryshim në jetën e Amber Heard, aktorja zhvendoset në një vend tjetër

Mediale Vip

Ndryshim në jetën e Amber Heard, aktorja zhvendoset në një vend tjetër

Më: 21 maj 2023 Në ora: 12:17
Amber Heard

Pas gjyqit të famshëm me Johnny Depp, aktorja e njohur, Amber Heart u zhvendos në Malaga. Ajo donte që ta largonte vajzën e saj, Oonagh, nga jeta në Hollywood, mirëpo largimi drejt Spanjës sërish bëri bujë.

Së fundmi u mësua që Amber është zhvendosur në Madrid. Ajo u pikas nga gazetarët të cilët kishin mundësi ta intervistonin.

“Unë e dua shumë Spanjën. Shpresoj që të arrij të qëndroj këtu, më pëlqen të jetoj këtu. Shpresoj që të jeni mirë, ishte një kënaqësi që ju njoha”, tha Amber në një deklaratë për media.

Ka shumë debate rreth gjyqit kundër Johnny Depp. Nga njëra anë, ka njerëz që nuk i besojnë pretendimet e Amber Heard gjatë gjyqit dhe ata që e mbrojnë atë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat