Skivi flet për pajtimin e Getit me Kreshën, e quan lëvizje të gabuar bashkëpunimin nga ana e këtij të fundit

Mediale Vip

Skivi flet për pajtimin e Getit me Kreshën, e quan lëvizje të gabuar bashkëpunimin nga ana e këtij të fundit

Më: 22 maj 2023 Në ora: 08:31
Skvi, Geti dhe Mc Kresha

Reperët e njohur të skenës, Getoar Selimi dhe MC Kresha, nuk kishin një raport të mirë mes vete për shumë vite.

Megjithatë sivjet gjithçka u la pas dhe dyshja shtrinë dorën e pajtimit, duke ritkhyer shoqërinë e ndërsa sollën edhe një bashkëpunim me këngëtaren Inva Mula.

I pyetur për këtë hap që dyshja kanë ndërmarrë për t’u pajtuar, miku i dikrushëm i Getit, Skivi, tha në një intervistë për Prive se e sheh si hap pozitiv.

“Prej çështjes humane është diçka për t’u përshëndetue dhe uruar, për dy njerëz që s’kanë folur me dekada kthehen dhe pajtohen së bashku, ajo është diçka shumë e mirë dhe duhet të shërbejë si shembull për të gjithë spektrin muzikor”, tha Skivi.

Por, jo të njëjtin mendim pati edhe për bashkëpunimi ne tyre, duke lënë të kuptohet se ka qenë një lëbizje e zgjuar dhe përfituese nga ana e Getit, por jo njëlloj e sheh edhe nga ana e Kreshës.

“Sa i përket bashkëpunimi se pse është bërë? Si është bërë dhe kush përfiton më shumë prej kësaj? Le të mbetet të mendohet prej ekipeve të tyre, PR-it, strategëve të tyre. Geti mund të them që shumë rrallë e hiç gabon”, u shpreh mes të qeshurave reperi.

Rap-artisti, emri i vërtetë i të cilit është Visar Shala paralajmëroi rikthimin me një projekt të ri dhe gjigant muzikor, gjersa paralajmëroi edhe përmbylljen e karrierës pas afro 2-3 vitesh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat