Ndërron jetë në moshën 58 vjeçare Ray Stevenson, aktori i filmave “Punisher” e “Thor”

Mediale Vip

Ndërron jetë në moshën 58 vjeçare Ray Stevenson, aktori i filmave “Punisher” e “Thor”

Më: 23 maj 2023 Në ora: 07:34
Ray Stevenson

Aktori britanik, Ray Stevenson, ka ndërruar jetë në moshën 58 vjeçare – ka konfirmuar agjenti i tij.

Nicki Fioravante ka thënë për The Hollywood Reporter se ai kishte vdekur të dielën, katër ditë para ditëlindjes së tij.

Më herët, gazeta italiane, La Repubblica, kishte raportuar se aktori ishte hospitalizuar në ishullin Ischia, ku qëndronte për realizmin e filmit “Cassino on Ischia” me regji të Frank Ciota.

Mediat nuk kanë publikuar detaje të tjera në lidhje me vdekjen e tij.

Stevenson u bë më i njohur për publikun amerikan dhe botëror për rolin e ushtarit Titus Pullo në serilain e HBO, Rome (2005-2007).

Një vit pas përfundimit të serialit, u shfaq në rolin e anti-heroit Frank Castle në filmin “Punisher: War Zone” (2008), ndërsa u rikthye te Marvel në disa rastet tjera me rolin e Volstagg në kuadër të filmave “Thor”.

Ka qenë aktor i rregullt dytësor në filmat, si “G.I. Joe: Retaliation” (2013) dhe në disa vazhdime të “Divergent”.

Së fundmi arriti shumë sukses me rolin e Scott Buxton – guvernatori brutal dhe racist – në “RRR” (2022), filmi aksion që u bë sensacion në Netflix, një nga filmat me fitimet më të larta në Indi dhe një pretendent për çmime që kapi çmimin për këngën më të mirë në Oscar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat