Miqtë e Leonardo Di Caprios të bezdisur nga Gigi Hadid: Ajo po i merr të gjithë kohën e tij!

Mediale Vip

Miqtë e Leonardo Di Caprios të bezdisur nga Gigi Hadid: Ajo po i merr të gjithë kohën e tij!

Më: 23 maj 2023 Në ora: 17:17
Leonardo Di Caprio dhe Gigi Hadid

Jeta sentimentale e Leonardo DiCaprios është shpesh herë kryefjalë e mediave të huaja, dhe më së shumti kanë qenë të përfolura për faktin se aktori i preferon partneret e tij më të reja në moshë.

Këtë herë, 48-vjeçari po përflitet në rrjet pasi miqtë e tij mendojnë se Gigi Hadid, e cila është 28 vjeçe, po i merr të gjithë kohën dhe e ndalon të shoqërohet me të gjithë miqtë e tij.

Kjo sipas një burimi të brendshëm që ka folur për RadarOnline për DiCaprio i cili duket se ka qenë shumë i zënë këto kohët e fundit duke u shoqëruar me modelen.

“Ai është shumë më pak i disponueshëm për netët dhe takimet e pokerit, dhe miqtë po fajësojnë Gigin se po i merr të gjithë kohën e tij,” tha burimi i brendshëm për RadarOnline.

“Leo është duke organizuar zakonisht kroçerat verore tani, me të dhe djemtë dhe disa vajza por ai e ka lënë këtë gjë dhe po mendon për disa pushime vetem më të dhe Gigin.”

Ka pasur shumë konfuzion në lidhje me marrëdhënien e DiCaprios dhe Hadid pasi ata u lidhën së bashku për herë të parë në fillim të vitit. Më pas dukej se lidhja nuk ishte më, por që atëherë ata janë parë sërish bashkë në publik.

“Leo kishte sy vetëm për Gigi-n ”, tha burimi, i cili shtoi se ishte e qartë se të dy ishin padyshim ende me njëri-tjetrin.

“Gigi dhe Leo janë si dy bufa nate. Ata qëndrojnë për darkë dhe pushojnë së bashku në dhomat e hoteleve ose rezidencat private, shpesh për ditë të tëra.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat