Eliona Pitarka u bën thirrje të gjitha mamave: "Boll me shprehjen 'Lëre të qajë se flen vetë', po dëmtoni sistemin nervor të fëmijëve"

Mediale Vip

Eliona Pitarka u bën thirrje të gjitha mamave: "Boll me shprehjen 'Lëre të qajë se flen vetë', po dëmtoni sistemin nervor të fëmijëve"

Më: 23 maj 2023 Në ora: 17:29
Eliona Pitarka

Ndryshe nga disa vajza të showbiz-it shqiptar që i përdorin rrjetet sociale për të ekspozuar foto dhe video nga pushimet e paharrueshme, daljet në ekran dhe skenë apo copëza nga rutina e përkujdesjes për flokët dhe lëkurën, Eliona Pitarka ka krijuar në Instagram-in e saj një komunitet të vogël me të cilët ndan sfidat e prindërimit, por edhe përjetimet personale. Si mama e dy vajzave, ajo e di mjaft mirë se sa e rëndësishme është të marrë gjithmonë informacionin e duhur lidhur me rritjen e tyre.

Së fundmi, ajo ka publikuar disa copëza nga një libër që po lexon ku flitet për ndikimin e të qarës së tejzgjatur të fëmijës në zhvillimin e tij psiko-emocional. Shpeshherë dëgjojmë nga gjyshet dhe mamatë shprehjen “Lerë të qajë se pushon vetë”, pa e ditur që ky veprim, si dhe ndërhyrje të tjera, mund t’i shkaktojnë stres. Kjo është arsyeja pse Eliona kërkon që mamatë e reja ose jo të heqin dorë së besuari këto mite dhe për çdo gjë t’i referohen burimeve serioze shkencore.

Shumë prindër i lënë fëmijët të qajnë me dënesë me pretekstin se do të lodhen dhe më pas do të mund të flenë të qetë. Ajo që nuk dini është se pasojat fizike dhe psikologjike të këtij veprimi prekin shëndetin e tyre edhe gjatë një periudhe më të vonë. Së pari duhet të dini që e qara  është mënyra e vetme e komunikimit përballë një situatë të bezdisshme siç mund të jetë uria, etja, i ftohti, nervozizmi, frika etj apo qoftë papastërtia e bebelinës.

Kjo thirrje nënkupton nevojën për të patur praninë dhe sigurinë e prindërve. Kur ky apel nuk dëgjohet qëllimisht nga prindërit, te fëmija vihet re një rënie e menjëhershme e serotoninës, hormonit të lumturisë. Qarjet e vazhdueshme ndikojnë në sistemin e tij nervor qendror duke penguar zhvillimin cerebral dhe aftësinë e të mësuarit. Në planin fizik, duhet thënë që të qarët dëmtojnë kordat vokale të fëmijës dhe nxisin hyrjen e radikaleve të lira, mikrobeve dhe baktereve nëpërmjet ajrit. Si pasojë sistemi i tij imunitar dobësohet dhe humb aftësinë mbrojtëse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat