Dyshojnë prej kohësh se e tradhton, e dashura e Joao Felix filmohet me yllin e Formula 1

Mediale Vip

Dyshojnë prej kohësh se e tradhton, e dashura e Joao Felix filmohet me yllin e Formula 1

Më: 23 maj 2023 Në ora: 20:01
Zhoao Feliks

Zhoao Feliks nuk po kalon një periudhë të lumtur në fushën e lojës me ekipin e Çelsit dhe me sa duket edhe jashtë saj. Shkak është bërë e dashura e tij, Magui Korseiro, e cila nuk po bën asgjë që të shuhen zërat se tradhton yllin portugez.

Nëse deri pak kohë më parë kudo qarkullonin pamjet e saj “shumë miqësore” me futbollistin tjetër portugez, Pedro Porro, tani Magui është zënë mat me një tjetër sportist të njohur.

Ajo është filmuar në rrugët e Monakos, ku këtë fundjavë zhvillohet Çmimi i Madh i Formula 1, me piloti Lando Norris.

Ata ishin filmuar fillimisht në një kafene bashkë e më pas duke u larguar në një makinë. Video padyshim që ka bërë xhiron e rrjeteve sociale duke bërë që të shpërthejnë edhe një herë zërat se mes Zhoao Feliks dhe Maguit ka probleme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat