Bashkëshorti i Rita Orës, shihet me shumë stil rrugëve të Sydneyt i veshur me një xhaketë në vlerën 2,700 euro

Mediale Vip

Bashkëshorti i Rita Orës, shihet me shumë stil rrugëve të Sydneyt i veshur me një xhaketë në vlerën 2,700 euro

Më: 29 maj 2023 Në ora: 08:28
Taika Waititi

Taika Waititi është rikthyer në Australi pasi ka kaluar pak kohë në vendlindjen e tij, Zelandën e Re.

Regjisori i filmave hollivudianë u nis për të pirë një kafe në “Rose Bay” të Sydneyt të dielën, pasi u ribashkua me gruan e tij të re Rita Ora, e cila është gjithashtu në qytet e angazhuar si trajnerë në spektaklin “The Voice Australia”.

47-vjeçari dukej tejet tërheqës i veshur me një xhaketë të markës “Prada” në vlerë prej 4500 dollarësh australianë (2,735 euro), shkruan DailyMail.

Image
Taika Waititi

Poshtë ai kishte veshur një palë xhinse të thjeshta blu dhe një palë atlete shumëngjyrëshe të markës “Adidas” nga koleksioni ‘Kris Andrew Small x Stan Smith’.

Regjisori i filmit “Thor: Love and Thunder” e kompletoi pamjen e tij me një kapele rozë dhe një palë syze dielli.

Image
Taika Waititi

Pasi mori një kafe në një kafene lokale, Taika u kthye në veturën e tij dhe u largua.

Taika dhe gruaja e tij, artistja shqiptare Rita, 32 vjeçe, udhëtuan në Sydney në fillim të këtij viti, por që atëherë kanë kaluar pak kohë të ndarë nga njëri-tjetri duke punuar në projektet e tyre individuale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat