Nga oferta për Big Brother VIP e deri tek artistet më të mira të muzikës live, Era Rusi flet si asnjëherë më parë

Mediale Vip

Nga oferta për Big Brother VIP e deri tek artistet më të mira të muzikës live, Era Rusi flet si asnjëherë më parë

Më: 31 maj 2023 Në ora: 20:45
Era Rusi

Sot e ftuar në emisionin “Pardon My French” në Top Albania Radio ka qenë artistja e njohur, Era Rusi. Këngëtarja ka treguar më shumë detaje në lidhje me karrierën e saj muzikore dhe gjithashtu ka zbuluar gjithçka rreth këngës së saj më të re e cila titullohet “Kur të merr malli”. Duke qenë që Era Rusi ka shumë bashkëpunime me artistë mjaft të njohur në vendin tonë, kjo vjen për shkak të miqësisë apo vetë Era vendos që një projekt ta bëjë me këtë artist?

Dua thjesht të bëj një këngë të bukur. Kjo është ideja pastaj “Telat e zemrës” me Remzien janë bërë krejt në mënyrë spontane kënga “Dasma ime” me Yllin me të cilin kam edhe një super bashkëpunim dhe dua ta falenderoj. Me Dadën është komplet tjetër gjë sepse pa e dëgjuar këngën tha ‘Po’. Të gjitha bashkëpunimet kanë qenë për të prekur pak nga të gjitha trevat shqiptare sepse mund t’i bëj të gjitha.

Cilat janë ‘top 5’ i këngëtareve të muzikës live që vlerëson Era Rusi?

Nuk do të them pesë emra dhe nuk dua t’i rendis sepse do të ketë keqkuptime sepse i kam mikesha vërtetë, por ka shumë këngëtare që unë i vlerësoj sepse ne vërtëtë mendojmë që kemi shumë këngëtarë në Shqipëri madje ndonjëherë mendoj që jemi më shumë sesa popull. Sa i përket kësaj unë mendoj se rinia më mirë të provojë të bëjë muzikë sesa të rri kafeve kështuqë gjithmonë do të dalë më mirë sesa ajo që shohim. Ato këngëtaret e mira numërohen me gishta, kur kemi vërtet nevojë për një event që na duhen këngëtarë live duhet të mendohesh mirë sepse jo të gjithë e përballojnë dot. Ke Anxhela Peristerin, Aurela Gaçe, Eranda Libohova, Eneda Tarifa dhe Juliana Pasha.

'Gjyqi i famshëm' i Mandit dhe Silvës asgjë më shumë se një shfaqje televizive

Po koncerti me Armaldo Kllogjerin dhe Ylli Bakën si shkoi?

Shumë bukur. Unë dhe Ylli Baka ishim të ftuar special nuk është se ishte recitali jonë por ishte i Maestros, një bashkëpunim shumë i lezetshëm dhe kaluam shumë bukur. Ishte dhe orkestra dhe Ansambli, një gjë shumë e veçantë dhe pastaj unë bëra videoklipin e këngës së re.

A e shikon veten Era Rusi pjesë të programeve apo reality show-s si Big Brother VIP?

Jo jo fare. Më është bërë oferta por me thënë të drejtën jam shumë e drejtpërdrejtë për këto emisione. Mendoj që duhet të dish të manovrosh pak nëpër situata, unë jam shumë bardh e zi ose të dua ose nuk të dua fare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat