Tom Hanks thotë se urren disa nga filmat në të cilët ka luajtur

Mediale Vip

Tom Hanks thotë se urren disa nga filmat në të cilët ka luajtur

Më: 2 qershor 2023 Në ora: 20:10
Tom Hanks

Tom Hanks ka luajtur në disa prej filmave më të dashur në historinë e kinemasë, por ai nuk është një fans i të gjithëve.

66-vjeçari ka qenë pjesë e “Cast Away”, “The Green Mile”, “Elvis”, “The Terminal” dhe “A Man Called Otto” e shumë e shumë të tjerëve.

Ylli i famshëm gjithashtu ka marrë në shtëpi dy çmime “Oscar” për ‘aktorin më të mirë.

Megjithatë, në një bisedë me New Yorker, ai u pyet për komentet e mëparshme që bëri duke sugjeruar se ai ofendohet nga ideja që dikush ‘urren’ një film.

“Dakord, le ta pranojmë këtë: të gjithë kemi parë filma që i urrejmë”, tha ikona e Hollywoodit.

“Kam qenë në disa filma që i urrej. Ju keni parë disa nga filmat e mi dhe i urreni ata”.

Kur u pyet nëse është i vetëdijshëm se një film do të jetë i mirë gjatë xhirimeve, Tom shtoi: “Jo. Nuk ka asnjë mënyrë për të thënë. Ju mund të keni vetëm besim dhe shpresë – dhe çfarë është më e madhe se besimi dhe shpresa? Ju duhet t’i besoni të gjithë procesin bashkëpunëtorëve”.

Pavarësisht kësaj, Tom ka shijuar paraqitje të panumërta në ekran dhe është një nga aktorët më të suksesshëm amerikan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat