“Për gjyshen time janë mirë”, Victoria Beckham publikon koleksionin e ri, interneti shpërthen ndaj stilistes

Mediale Vip

“Për gjyshen time janë mirë”, Victoria Beckham publikon koleksionin e ri, interneti shpërthen ndaj stilistes

Më: 10 qershor 2023 Në ora: 11:36
Victoria Beckham

Publikimet e fotove të të brendshmeve nga linja e re e stilistes Victoria Beckham sollën një “stuhi” reagimesh në rrjetet sociale.

Arsyeja nuk është tjetër veçse fakti që të brendshmet janë të thurura. Sapo fotot u bënë virale në mediat sociale, audienca e saj në internet dhe offline filloi ta pyeste nëse kjo ishte një shaka.

Komentet vazhduan të ishin ironike, me shumë që e quajtën linjën e re të veshjeve dhe të brendshmeve të Beckham-it si “ageist”.

Pas reagimeve të komenteve, postimi u hoq nga Instagram dhe tashmë ekziston vetëm në Twitter, ndërsa në të njëjtën kohë komentet negative “zhduken”.

“Nëse kjo është modë, nuk e dua… Por për gjyshen time do të ishte mirë” shkruanin shumë nga komentet në postimin “e hequr”, sipas gazetës spanjolle Marca.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat