Lei Kraja rikthehet në ekranin e televizionit me programin e pushimeve verore

Mediale Vip

Lei Kraja rikthehet në ekranin e televizionit me programin e pushimeve verore

Më: 11 qershor 2023 Në ora: 15:56
Lei Kraja

Programi veror "Pushime On Top” është prezantuar prej shumë vitesh nga Ori Nebiaj. Por me largimin e saj dhe të Islit, vendin do ta zerë një dyshe shumë simpatike.

Bëhet fjalë pikërisht për Lei Krajën dhe Eni Shehun, i njohur për formatet verore.

Lajmin e ka konfirmuar vetë Eni, i ftuar mbrëmjen e sotme në "Më lër të flas", ndërsa ishte pjesë e një paneli që diskutonte turizmin dhe mundësitë që ofron Shqipëria gjatë sezonit veror, ndërkohë që bëri me dije se programi nis më 26 qershor, pra shumë shpejtë dhe krah tij do të jetë Lei Kraja. Përgjatë javëve të fundit ka pasur mjaft aludime në mediat rozë, sa i takon dyshes që do të merrte drejtimin e "Pushime on Top" këtë vit, megjithatë tani e dini që ata të cilët do të vijnë cdo ditë në ekranin tuaj janë Lei dhe Eni. 

Shehun do të rikthehet  në Top Channel pas 15 vitesh, ndërsa Lei do ta ketë programin e parë televiziv që nuk ka të bëjë me sportin.

Një dyshe e tillë me siguri do të na i bëjë këtë sezon veror më pozitiv dhe të qeshur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat